E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pranga tre personave në Vlorë dhe Shkodër, drejtonin mjetin në gjendje të dehur

Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Vlorë dhe Shkodër, pasi janë arrestuar në flagrancë për veprën penale drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

“ Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. F., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-V. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

-M. L., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›