Pranga tre të rinjve në Vlorë, kishin pistoletë në makinë

Tre të rinj janë ndaluar nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Last night”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– J. S., 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
– E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Mbrëmjen e të dielës efektivet ndaluan, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. S. dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi I. S. kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici.