E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pranga vëllezërve në Mallaskatër; kultivuan kanabis në tokat e tyre

Policia ka arrestuar dy vëllezër gjatë një operacioni antikanabis në Mallakastër.

Shkëlqim dhe Ramadan Hoxhaj kishin kultivuar kanabis në tokat e tyre.

53-vjeçarit Shkëlqim Hoxhaj iu vunë prangat në tentativë për të kaluar kufirin.

Ndërsa gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në shtëpinë e tij, veç bimëve te kultivuara ka gjetur edhe 2.8 kilogram kanabis, në proces tharjeje.

Vëllai i tij, Ramadan Hoxhaj, 51-vjeçar u arrestua teksa po ujiste bimët narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›