E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pranga zyrtarëve të Bashkisë në Shkodër/ Shpërndanin ushqime në këmbim të votës

Tre punonjës të Bashkisë Shkodër janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke transportuar ushqime në këmbim të votës.

Ndalimi i tyre u bë në unazën e qytetit, teksa në një furgon kishin 50 pako me ushqime që po i shpërndanin tek qytetarët.

Në pranga kanë rënë Ergys Ivziku, 31 vjeç, drejtor i Drejtorisë Ekonomike-Arsimore, Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë Teknik i Shërbimeve në Drejtorinë Ekonomike-Arsimore.

Po ashtu është arrestuar edhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë specialist i Financës në Drejtorisë Ekonomike-Arsimore.

Porosia e pakove ushqimore ishte bërë nga drejtori i Ujësjellësit, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ata akuzohen për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›