E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangosja e sirianëve në kufi, flet shefi i Policisë kosovare: Trafikantët qëlluan me armë të ndryshme drejt efektivëve shqiptarë! Në distancë 50 metra

Prangosja e sirianëve në kufi, flet shefi i Policisë kosovare:

Latif Hoxha, shef i sektorit për mbikëqyrjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, ka folur për operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Morinë, ku janë prangosur pesë shtetas sirianë dhe një algjerian për trafikim të paligjshëm të emigrantëve.

Ai ka thënë për mediat se rreth orës 23.00, nga homologët shqiptarë është marrë njoftim se në drejtim të Kosovës po shkonin 6-7 persona të armatosur. Menjëherë strukturat e kufirit janë vënë në lëvizje dhe kur trafikantët kanë parë se ishin në pritë, janë kthyer pas dhe kanë qëlluar më armë drejt policëve shqiptarë.

"Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer nga policia shqiptare, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar", ëhstë shprehur shefi Latif Hoxha.

Pjesë nga deklarata e shefit të mbikëqyrjes së kufirit Kosovë-Shqipëri:

“Dje, rreth orës 11 kemi pranuar informacion se në drejtim të territorit të Kosovës janë 6-7 persona të armatosur. Jemi udhëzuar që të organizojmë operacionin në terren. Në mesin e tyre ishte edhe personi kyç që është i njohur por s’mund të japim detaje.

Personat e dyshuar kanë parë në policinë dhe kanë gjuajtur në vijën kufitare, distanca 50-100 metra. Kanë pasur gjuajtje nga armë të ndryshme. Kanë qenë grup i organizuar. Personi i shpallur në kërkim ka qenë i proceduar më parë nga policia shqiptare dhe kosovare, si dhe ka qenë i arrestuar.

Personat që kanë qenë duke ardhur, në momentin e takimit vizual me policinë e Kosovës, janë kthyer nga policia shqiptare, ndaj të cilëve kanë gjuajtur. Në pamundësi për t’u futur në Kosovë e për t’u kthyer mbrapa kanë përdorur gjuajtjet për të shpëtuar.

Në momentin e parë janë ndaluar 3 persona nga ana e policisë së Shqipërisë. 4 të tjerë ikën në pjesën e sipërme, në atë të vështirë malore, është krehur tereni në të dyja anët. Në pjesën e Shqipërisë kanë qenë të përfshira të gjitha njësitë. Më vonë nga policia shqiptare kemi marrë konfirmimin se janë arrestuar dhe 3 të tjerë. Ne nuk kemi gjuajtur. Vetëm ata kanë gjuajtur."

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›