E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prapaskena/ Asllani i ka bërë të qartë Inter-it vullnetin për të qëndruar në Serie A

E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të jetë larg Milanos, por larg Italisë. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano mesfushori shqiptar ka përfituar nga interesi konkret i Real Betis, për të informuar Inter-in se preferon që të luajë në një skuadër të Serie A.

Siç dihet Asllani është në listën e lojtarëve në dalje dhe Interi prej kohësh po kërkon një ekip të ri për mesfushorin, i cili kishte zgjuar interesin e Real Betis. Pas takimit me drejtuesit e Real Betis, drejtuesit zikaltër janë takuar me menaxherët e lojtarit, të cilët e kanë njoftuar se kërkonte të qëndronte në Itali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›