E Martë, 3 Nëntor 2026

Prapaskena në kryesinë e PS/ Si Begaj mundi Bregun, Dvoranin, Nikën dhe Ramën

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Irani ka deklaruar se është i gatshëm të rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse Shtetet e Bashkuara pranoj...

14:11

Prapaskena në kryesinë e PS/ Si Begaj mundi Bregun, Dvoranin, Nikën dhe Ramën

Lapsi.al 3 June 2022

Për gati 2 orë e gjysmë kryesia e Partisë Socialiste diskutoi për kandidaturën që do të propozonte mazhoranca për President të ardhshëm të Republikës.

Burimet thanë se përveç propozimeve të deputetëve është diskutuar edhe për emrat që kanë dalë së fundmi në media si Ardian Dvorani, Ina Rama, Majlinda Bregu dhe Nevila Nika.

Ministrja për parlamentin Elisa Spiropali konfirmoi edhe publikisht në emisionin “Zonë e lirë” se një nga kandidaturat e diskutuara ishte ai i Majlinda Bregut dhe se ajo ishte propozuar nga disa deputetë të PS-së.

“Majlinda Bregu ka qenë një propozim i deputetëve të Partisë Socialiste. Rama moderoi debatin sot në kryesinë e Partisë Socialiste dhe nuk ndërhyri. Mua më pëlqeu debati që u bë sot në kryesi” – tha Spiropali.

Por si u rrëzuan të gjithë emrat e tjerë dhe në fund mbeti ai i Bajram Begajt që edhe pse i propozuar nga deputetët, për shumë prej të pranishmëve në mbledhje ka qenë një zgjedhje surprizë.

Të njëjtat burime i thanë lapsi.al se emri më i debatuar ka qenë ai i Ardian Dvoranit dhe se “ka qenë shumë afër përzgjedhjes”. Ndryshe nga sa është thënë, Rama nuk e ka parë me sy të mirë emrin e Dvoranit ndoshta edhe për shkak të afërsisë së tij me Fatmir Xhafajn.

Ata që e “kundërshtuan” thanë se një emër i tillë do të nevojitej më shumë në sistemin e drejtësisë ku edhe është profesionit dhe jo në karrigen e kreut të shtetit.

Të njëjtat argumente u përdorën për të rrëzuar më pas edhe emrin e ish-kryeprokurores Ina Rama. Kryesia ka pasur mendime “pro” dhe “kundër” për ish-ministren demokrate Majlinda Bregu dhe ish-drejtoren e Arkivit të Shtetit Nevila Nika.

Burimet thanë se Rama nuk ka vënë “veto” për asnjë emër, por nuk ka pëlqyer figura të përfolura. Në fund kryesia dha mbështetje për Begajn që për çudi nuk kishte zëra kundër dhe askush nuk kishte diçka për të thënë.

Ky ishte mesa duket edhe avantazhi i tij.

Në këtë pikë mbledhja është mbyllur nga Rama që u ka kërkuar anëtarëve të kryesisë të japin mbështetje maksimale për emrin e përzgjedhur.

Bajram Begaj, shefi i Shtabit të FA që do të marrë detyrën e Presidentit të Republikës ka shkuar në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Para pak çastesh Rama pub...

Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Bajram Bega ishte kandidati që socialistët përzgjodhën mes 26 kandidaturave për të zëvendësuar Ilir Metën në krye të shtetit. AI bë...

Bajram Begajn duket se e ka parashikuar si president të ardhshëm gazetari Klodian Tomorri përmes një reagimi dy ditë më parë. Nuk e ka përmendur me emër, por ka...

Bajram Begaj pritet të votohet nesër në Kuvend si President Republike pas propozimit që i bëri Partia Socialiste. Në faqen zyrtare të Forcave të Armatosura ësht...

Kandidati i propozuar nga Edi Rama për President Republike, Bajram Begaj, rezulton të jetë kallëzuar në SPAK në prill të vitit 2021. Kallëzimin e ka bërë Artur ...

Në raundin e katërt do të kemi një kandidat për President të Republikës së Shqipërisë, dhe ai është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura , B...

Kandidati per President Republike i propozuar nga Partia Socialiste eshte Bajram Bega, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. ...

Kandidati per President Republike i propozuar nga Partia Socialiste eshte Bajram Bega, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. ...

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë tregut çam. Mësohet se nga flakët nuk ka të lënduar ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Shkak...

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD po votojnë këtë pasdite për zgjedhjen e sekretariateve dhe nënkryetarëve të Partisë Demokratike. Kreu i Këshillit Kombëtar t...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›