Prapaskenat e negociatave

Të dielën në mbrëmje, teksa të gjithë sytë ishin drejtuar nga kryesia e Kuvendit, thuajse në të njëjtën kohë që Berisha dhe Rama takoheshin dhe dhjetra kamera e gazetarë prisnin rezultatin e takimit, jo rastësisht ambasadori amerikan Alexander Arvizu kishte planifikuar një tjetër takim, jo më pak të rëndësishëm, larg syve të mediave dhe me të përjashtuarin e madh të takimit PD-PS, kreun e LSI, Ilir Meta.
Një takim që duket se synonte të nxiste palët për të dalë nga llogoret ku ishin ngujuar dhe për të gjetur një konsensus për presidentin e ri të Republikës.
Në 15 minutat e këtij takimi kishte dalë emri i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, por të cilin Meta duket se ishte dakord, por ia kishte kërkuar Arvizut që atë tashmë ta propozonte Edi Rama.
Mazhoranca e kishte deklaruar kandidatin e Zgjedhja e presidentitIntelektualët: Nano për President! Nano: Iki kur të zgjidhet presidenti Ambasadori italian thirrje për konsensus saj, Xhezair Zaganjorin. Nëse Edi Rama e propozon Fullanin, ke fjalën time dhe të Berishës që ai do ta votojë atë, mësohet të ketë thënë Meta.
Por historia e Fullanit do të mbyllej pak orë më vonë. Edi Rama e refuzoi kategorikisht të hënën përkrahjen e opozitës për guvernatorin si president, për sa kohë socialistët e nuk e kanë fshehur kundërshtinë për të dhe për sa kohë pak muaj më parë e votuan kundër edhe si guvernator. Pa llogaritur këtu arsye të tjera, politike dhe jo politike.
Pas djegies së raundit të dytë të hënën, gjithçka do të niste nga e para. Të hënën në mbrëmje Arvizu u takua në zonën e Bllokut, në zemër të Tiranës, me Ben Blushin dhe pak orë më vonë, rrjedhojë e këtij takimi duket se ishte edhe një mesazh në telefon i Edi Ramës, që i kërkonte një tjetër takim, këtë radhë larg syve të publikut, ambasadorit amerikan.
Të martën paradite, në orën 11, makina e kreut socialist ka hyrë në kompleksin e vilave të ambasadës amerikane, duke u ndalur përpara shtëpisë së ambasadorit.
Për rreth një orë, Rama dhe Arvizu kanë diskutuar për mënyrat se si mund të arrihet zgjidhja. Lideri socialist i ka qëndruar deklaratave se mazhoranca duhej të tërhiqte kandidatin e saj, për t’i dhënë udhë një proçesi tjetër, ku opozita angazhohej për të dhënë konsensus nëse mazhoranca do të propozonte emra të tjerë.
Por cilët janë emrat e tjerë? Edi Rama dhe Sali Berisha prej disa ditësh kanë mbi tryezë një propozim të Ismail Kadaresë, një emër për president. Emër që nuk duket të ketë bindur shumë kryeministrin.
Por sidoqoftë, si në takimin me Blushin dhe në atë me Ramën, Arvizu mori mesazhin nga opozita se Ilir Meta mund të ishte çelësi i zgjidhjes.
Ilir Meta ndodhej në Durrës, në vilën e tij në Lalz, kur ambasadori i kërkoi takim. Dhe vetëm pasdite, pas orës 17, ai do të hynte në shtëpinë e ambasadorit, i dyti lider politik shqiptar në pak orë që vizitonte rezidencën private.
Për rreth një orë, Meta dhe Arvizu kanë folur mbi rrugët e zgjidhjes së ngërçit, që për ambasadorin amerikan duket se përjashtojnë si zgjidhje konsensuale kandidatin e mazhorancës, Xhezair Zaganjori, për sa kohë atë nuk e voton opozita.
Arvizu mësohet se është shprehur se: “Shtetet e Bashkuara nuk janë kundër zotit Zaganjori, ai mund të zgjidhet president në raundin e katërt, por zgjidhja e tij tashmë nuk mund të quhet konsensuale për sa kohë opozita e refuzon kategorikisht atë. Në këtë kontekst, zgjedhja e tij me 71 apo 74 vota nuk do të shihet si një problem, por as edhe si një triumf nga ndërkombëtarët. Ata do të mirëpresin zgjedhjen dhe do të punojnë me Presidentin e ri, por proçesi do të komplikonte statusin dhe çështjet e tjera pezull që lidhen me integrimin”.
Këtë mesazh, Meta kërkoi që Arvizu t’ia çojë vetë Berishës. Takimi mes të dyve do të zhvillohej në mbrëmje vonë, në zyrën e kryeministrit.
Arvizu mësohet të ketë thënë se me zgjedhjen e Zaganjorit mazhoranca ka bërë detyrat e shtëpisë, por është e qartë pas refuzimit të opozitës se ai nuk mund të quhet një zgjidhje konsensuale.
Berisha nga ana e tij ka këmbëngulur në CV-në e gjykatësit dhe ish-ambasadorit, si zgjidhja më e mirë e mundshme, duke thënë se është e vështirë që të tërhiqet prej tij.
Biseda mes të dyve është përqendruar gjatë në mënyrat se si mund të angazhohet edhe opozita në proçes, ku nuk ka munguar sërish çështja e emrave. Emra ambasadorësh apo edhe juristësh, të përmendur në tryezë, por për Berishën asnjëri nuk arrinte standartet e Zaganjorit.
Sikurse edhe Metës, Arvizu ka përsëritur të njëjtin qëndrim që tashmë nuk është më vetëm çështje emri, por është çështje proçesi. Dhe proçesi do të sjellë ndikim në problematikën e integrimit, ku statusi duket se është i lidhur ngushtë me konsensusin.
I lodhur nga ngargesa e ditës, Berisha ka dashur ta mbyllë aty bisedën, ku nuk kanë munguar të përmenden të gjitha pamundesitë apo llogaritë numerike për raundin e tretë dhe atë të katërt, të gjithë emrat që janë përfolur, ata politikë dhe të gjithë ata që janë vetë propozuar.
E ku në fund, sërish asnjë nuk afrohej me konsensusin. Konensus që pak orë përpara raundit të tretë dhe të fundit si mundësi konsensusi duket ende larg. Sikurse ende larg duket statusi dhe integrimi i Shqipërisë. Pa një president konsensual, pa reforma të mbyllura dhe serish me ndasi politike mes mazhorancës dhe qeverisë.