Prapë në “American Idol”

Jennifer Lopez do t’i kthehet përsëri jurisë së “American Idol” gjatë sezonit që vjen. Sipas gazetave, Lopez do të jetë bashkë në juri me ish kolegët e saj Steven Tyler dhe Randy Jackson, që të dy kanë ri-nënshkruar me Fox që të marrin pjesë në garë që fillon muajin që vjen.
Për një kohë Lopez ishte në dilemë përderisa kishte thënë se nuk dihet a do të kthehet në sezonin e dytë të emisionit.
“Nuk e di. Nuk kam forcë për të bërë ndonjë vendim por jam kënaqur shumë gjatë emisionit. Jam në dilemë por të shohim”, kishte thënë ajo.
“Kam kaluar një kohë të mirë duke marrë pjesë dhe duke gjykuar por çfarë do të bëj dhe çfarë vendimi do të marrë për këtë emision do të shohim vitin e ardhshëm”.
Lopez fitoj 12 milion dollarë nga sezoni i parë i saj me këtë emision.