Pr.buxheti/ Malaj te ‘Ekonomia’: 24 mld lekë do shkojnë për pensionistët, paketa fiskale rishpërndan të ardhurat! Miratimi përfundimtar pritet më 26 nëntor

Ka nisur maratona e diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2027, dhe të 5 projektligjeve që janë pjesë e paketës fiskale për vitin 2027. Për vitin e ardhshëm institucionet do të kenë në dispozicion 976 miliardë lekë, ndërsa objektivi është për të mbledhur rreth 907 miliardë lekë.
“Burimet kryesore të kësaj rritjeje vijnë si rezultat i rritjes ekonomike të vendit, ndikimit të inflacionit, masave të reja të paketës fiskale dhe nga zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave”, tha Malaj.
Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit tha ministri i Financave Petrit Malaj në Komisionin e Ekonomisë shkon edhe për të mbështetur pensionistët, përmes indeksimit në prill dhe dyfishimit të bonuseve mujore.


“Në total, politika për pensionet për vitin 2027 është 24 miliardë lekë ose rreth 250 milionë. Krahas pensioneve, buxheti forcon edhe politikat e mbrojtjes sociale, me fokus te fëmijët, familjet dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë. Synimi ynë është që mbështetja publike të jetë më e drejtpërdrejtë dhe të ndihmojë në përballimin e nevojave të përditshme”, tha Malaj.
Sa i takon ndryshimeve në taksa, Malaj tha se do kenë efekt neutral në buxhet, pasi nga njëra anë ka ulje taksash sic është TVSH-ja për ushqimet apo zhvendosja e taksës së qarkullimit nga karburanti tek taksat e mjetit, por nga ana tjetër rritet TVSH e përgjithshme në 21%, dividendi si dhe akciza për duhanin.
“Ndryshimet e propozuara do të jenë me efekt neutral, pasi parimi mbi të cilin e kemi bazuar këtë Paketë Fiskale është rishpërndarje e të ardhurave, duke siguruar mbrojtjen e kategorive më në nevojë dhe duke mbështetur shtresën e mesme. Pra, nëse do t’i mbledhim dhe do t’i zbresim të gjitha këto politika njëra me tjetrën efekti është zero ose minus 300 milionë lekë për buxhetin e shtetit”, tha Malaj.
Projektbuxheti bashkë me paketën fiskale do të diskutohen në komisionet parlamentare përgjatë muajit të ardhshëm, dhe më 18 nëntor parashikohet të kalojë në seancë plenare për miratim në parim, për t’u rikthyer më pas për diskutime dhe pritet të marrë vulën përfundimtare të Kuvendit më 26 nëntor.
R.Xh
A.Hl
Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
5.0 / 5 (1 vlerësim)


Lajme të tjera
-
AUDIO-REGJISTRIMI/ ‘S’kam obligim të merrem me ty’- Si refuzonte polici në Kosovë të merrte në mbrojtje Arlinda Zekajn: Unë vritem dhe...! U qëllua për vdekje me sëpatë nga ish-kunati
30 Tetor, 08:18 -
Protestat, buxheti dhe paketa fiskale 2027, Rama mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë të PS
30 Tetor, 07:30 -
Rama ul taksat e rrit pagat, avazi ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’ nuk ndalet!
29 Tetor, 19:19 -
Nga TVSH-ja e ushqimeve te taksat për hotelet, Arben Malaj analizon paketën fiskale 2027: Ulja e TVSH-së është pozitive, përfitojnë të gjithë shqiptarët
29 Tetor, 14:40 -
Projektbuxheti/ Si ndahen paratë mes institucioneve? Fuqizohet infrastruktura dhe mbrojtja, por fronin e mban ‘Shëndetësia’! Më shumë para për SPAK
29 Tetor, 10:40 -
Projektbuxheti/ Rriten ndjeshëm pagat e policëve, 1.1 mld lekë për bursat e studentëve (VIDEO)
29 Tetor, 09:42 -
Pr/buxheti 2027 mbi 10 mld euro, Shëndetësia ‘pjesën e luanit’! Mbrojtja 2.35% e PPB (VIDEO)
29 Tetor, 09:38 -
Seanca plenare/ ‘Blindohet’ perimetri i Kuvendit, dhjetëra makina Policie para godinës (VIDEO)
29 Tetor, 09:36 -
Projektbuxheti/ Mbi 100 mln euro do të jetë fatura për pagesat e 7 kontratave koncesionare! Fund 3 PPP-të e Shëndetësisë
29 Tetor, 09:28 -
Projektbuxheti 2027, ekonomia parashikohet të rritet me 4% në vit, borxhi publik vijon rënien në % (VIDEO)
29 Tetor, 09:13 -
Nga 1 janari 2027, rriten deri në 20 mijë lekë pagat e mbi 8500 policëve! 1.1 mld lekë për bursat e studentëve në nevojë
29 Tetor, 09:05 -
Pr.buxheti i vitit 2027 dërgohet në Kuvend, do të jetë 976 mld lekë! Të ardhura 907 mld lekë
29 Tetor, 08:37