Përdhunon qenin e shokut, arrestohet

Mimi
Florida, 24 Shkurt, NOA- Një dyzet vjeçar u arrestua javën e kaluar me akuzën se kishte përdhunuar qenin e shokut të tij në shtëpinë ku jetonin në Okland Park.
Tomas Bautista u arrestua nga policia për dhunë ndaj kafshëve të shkallës së tretë.
Florida është një nga disa shtete të SHBA-së që nuk dënon marrëdhëniet seksuale me kafshët.
Viktima, Mimi tre vjeç, u shtrua në spitalin veterinar, ka thënë pronari i tij Clemente Velasquez, 67 vjeç.
Tomas Bautista
“Ngadalë ai po shërohet, rri gjithnjë i ulur mbi divan, nuk është më i lumtur ashtu siç ishte më parë”, – ka thënë për mediat vendase Clement.
a.e/NOA
Lajme të ngjashmeNuk ka lajme të ngjashme