E Enjte, 5 Nëntor 2026

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo, paraqitet në SPAK

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në ambientet e SPAK.

Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me arsyen e thirrjes së Vangjel Tavos në SPAK.

Vangjel Tavo mori postin e prefektit të  Vlorës në mars të këtij viti. Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim zëvendësoi në detyrë Flamur Mamaj.

Në ditët e para të janarit emri i Vangjel Tavos u shfaq në të përditshmen greke “Kathemirini”.

Ajo pretendonte se kryeministri Edi Rama i kishte propozuar për të marrë drejtimin e përkohshëm të bashkisë së Himarës. Sipas gazetës, kjo lëvizje do të shërbente në zgjidhjen e ngërçit me Greqinë për shkak të çështjes “Beleri”.

Lajmi i publikuar në “Kathemerini” u mohua nga Edi Rama dhe Vangjel Tavo.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›