E Martë, 3 Nëntor 2026

“Prek shpirtin e tjetrit, të djeg shpirti yt”, Vikena Kamenica: Nuk dua që vajza të bëhet artiste

Vikena Kamecia, mezo-sopranoja që me zërin e saj ka mahnitur për vite me radhë publikun shqiptar dhe jo vetëm, ka treguar një anë tjetër të sajën.

E ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Vikena tha se nuk do të donte që vajza e saj Krista të bëhej këngëtare.

Sipas saj muzika kërkon shumë impenjim, pasi për të prekur shpirtin e tjetrit do të duhet të “djegësh” shpirtin tënd.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Do doje që ajo të ishte këngëtare?

Vikena Kamenica: Jo. Unë jam kthyer tamam tek vajza e nënës dhe babait tim. Tani që e shoh vështirësitë, forcën, emocionet, ngarkesën emocionale më tepër. Ti nuk ke atë lodhjen fizike, por ajo që mua më shqetëson më tepër është ezaurimi emocional, që ky zanat ta merr. Prandaj ka një vlerësim të veçantë, prandaj në botë artistët kanë një piedastal tjetër të të vlerësuarit,. Vëmendjes, respektit. Kur ti shkon prek shpirtin e tjetrit, do të thotë që ke ti një djegie të brendshme.

Pranvera Borakaj: Jep nga shpirti jot?

Vikena Kamenica: Po patjetër që jep.

Pranvera Borakaj: Po nëse do kishit jetuar në vend tjetër do ta kishe lejuar?

Vikena Kamenica: Jo, në rastin e Kristës ka të bëjë shumë dhe me natyrën e saj, ngjan shumë nga i ati.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›