Premier League/ Liverpool me “5 yje”, “Të Kuqtë” shkëlqejnë me “manita” ndaj West Ham

Jo më kot janë në krye të tabelës së Premier League dhe të shkëputur me një sasi të konsiderueshme pikësh.
“Të Kuqtë” e Liverpool kanë shkëlqyer edhe në sfidën e fundit të vitit 2024, teksa në “London Stadium” mundën me rezultatin e thellë 5-0, “Çekanët” e West Ham, në sfidën e vlefshme për sfidën e javës së 19-të të elitës së futbollit anglez.
Protagonist në këtë fitore të madhe ishin thuajse gjithë ekipi i Arne Slot, me Luis Diaz, Cody Gakpo, Mohamed Salah, Alexander-Arnold e Diogo Jota, që gjetën rrugën e rrjetës respektivisht në minutat 30’, 40’, 44’, 54’ e 84’.
Falë këtij rezultati Liverpool ngjitet në kuotën e 45 pikëve plot 8 pikë më shumë se Nottingham Forest, teksa kanë një ndeshje më shumë për të luajtur se këta të fundit, ndërsa West Ham mbetet në vendin e 13-të me 23 pikë. /i.m /abcnews.al