E Diel, 1 Nëntor 2026

Premier League, Manchester City merr kreun e renditjes

Premier League ka një lider të ri, të paktën për disa orë. Manchester City mundi West Ham 3-0 në javën e 17-të për të marrë vendin e parë në renditje, ndërsa Arsenal luan kundër Evertonit sonte në mbrëmje.

Haaland me dy gola të shënuar udhëheq drejt fitores skuadrën e Guardiolës, që merr fitoren e 6-të radhazi në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 37 pikëve në renditje.

Newcastle e barazoi Chelsean e Marescës me rezultatin 2-2, ndërsa Sunderland dhe Brighton kanë barazuar 0-0. Bournemouth barazoi 1-1 me Burnley, dhe Brentford mundi Wolverhampton Wanderers 2-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›