E Enjte, 5 Nëntor 2026

Premier League/ “Topçinjtë” spektakël me 5 gola, Arsenal fiton bindshëm ndaj West Ham

Janë dhe ata në garën për titullin kampion të Premier League.

“Topçinjtë” e Arsenal kanë fituar me rezultatin e thellë 5-2, transfertën e “Çekanëve” të West Ham në sfidën e vlefshem për javën e 13-të të sezonit.

Nga një gol në minutat 10’, 27’ e 34’ 36’ e 45+5’, respektivisht nga Gabriel, Leandro Trossard, Martin Odegaard, Kai Havertz e Bukayo Saka mjaftuan t’i dhuronin fitoren djemve të teknikut Mikel Arteta, ndërsa vendasit u kundërpërgjigjan me golat e Ëan-Bissaka dhe Emerson në minutat 38’ e 40’, por pa mundur të bëjnë më shumë.

Falë këtij rezultati, Arsenal ngjitet në vendin e 2-të të tabelës me 25 pikë, 6 më pak se Liverpool kryesues, ndërsa West Ham mbetet në vendin e 14-të me 15 pikë. /i.m /abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›