E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier League java e 37-të

Premier po luan sot ndeshjen e parë të javës së parafundit mes Aston Viles dhe Çelsit. Londinezët edhe pse luajnë në transfertë kërkojnë që sot të sigurojnë automatikisht pjesmarrjen në Champions League si skuadra e tretë e renditur në kapionatin Anglez.

Java e 37 e Premier ligës vijon nesër me të tjera takime të rëndësishme të cilat pritet të përcaktojnë fatet e skuadrave pjesmarrëse në kupat e Europës dhe ekipet që sezonin e ardhshëm do të luajnë një kategori më poshtë, pasi çështja e titullit kampion tashmë është një kapitull i mbyllur prej javesh me Manchester United që ka fituar kampionatin e 20 në historinë e tij. Në takimet e nesërme ajo që bie në sy është lufta e ashpër në fundin e tabelës.

Përveç Riding dhe Kuins Park Renxhers që kanë siguruar rënien nga kategoria janë 8 skuadra që matmatikisht luftojnë për të mbijetuar. Ndër këto skuadra spikasin Njukasëll, Aston Vila dhe Fulham.

Në javën e 27-të kapionatit Anglez do të kemi këto takime:
Stoke Siti – Tottenham
Everton – Uest Ham
Fulham – Liverpul
Noruiç – Uest Bromuiç
Kuins Park Renxhers – Njukasell
Sanderlend – Southempton
Manchester United – Suanse

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›