E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Ligë, përballje interesante

Përballje interesante në javën e pestë të Premier Ligës. Ndeshjet më të forta luhen ndërmjet totenhemit dhe Mançester United si dhe Mançester Sitit dhe Arsenalit. Aktualisht Totenhem ka pikë të plota bashkë me Çelsin në krye të klasifikimit, ndërsa djemtë e Fergusonit duan një fitore me çdo kusht për të mos u larguar nga Çelsi. Nga ana e tij, ekipi londinez luan në transfertë përballë Stoke Sitit dhe pret të përfitojë për të kryesuar e vetme renditjen.

Tjetër për ballje interesante është ajo midis Mançester Sitit dhe Arsenalit që duan medoemos të fitojnë për të mos iu larguar me tej kreut të klasifikimit. Për djemtë e Bentiez përballja ndaj Bërnleit duket më e lehtë, megjithatë të katër ekipet kryesore angleze mendojnë edhe për përballjet e mesjavës ku do të luhen ndeshjet e para të Ligës së Kampioneve.

Premier – Java V
15:00 Bllekbërn - Volverhempton
15:00 Liverpul – Bërnlej
15:00 Mançester S. – Arsenal
15:00 Portsmuth – bollton
15:00 Stoke S. Çelsi
15:00 Sandërlend – Hull S
15:00 Uigan – Uest Hem
17:00 Totenhem – Mançester U.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›