E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Premiera “Bashkë”, e para shfaqje pas rikonstruksionit të plotë të Teatrit të Kukullave

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Teatri i Kukullave është gati të presë të vegjlit, tashmë në një teatër të rikonstruktuar tërësisht, më komod, të sigurt e sipas standarteve ndërkombëtare.

Premiera që vjen nesër titullohet “Bashkë” dhe ashtu siç premton Teatri i Kukullave, do të jetë shfaqja më festive e parë ndonjëherë në këtë teatër.

Organizatorët thonë se shfaqja do të ketë plot mesazhe të bukura dhe bën bashkë aktorë, kukulla e fëmijë në skenë. Premiera e datës 20 dhjetor do të jetë në orën 18:00 dhe më pas do të rishfaqet në datat 21, 22, 28 dhe 29 dhjetor.

Me mbi 100 vite histori dhe pas një pune të jashtëzakonshme restaurimi, Teatri i Kukullave rikthehet i transformuar dhe gati për të frymëzuar brezat e rinj, falë programit të BE dhe UNOPS, EU4Culture. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›