Premiera e Man Of Steel, Adams ia vjedh shkëlqimin Supermanit
Vetëm dy ditë më parë, ai shfaqi premierën e filmit të tij më të ri në New York.
Ndërsa të mërkurën në premierën e filmit Man Of Steel, aktorit britanik Henry Cavill, shkëlqimin ia vodhi aktorja Amy Adams që parakaloi në tapetin e kuq të Londons Leicester Square.
Aktorja amerikane, 30 vjeçe, dukej shumë bukur në një fustan mbrëmjeje të dizajnuar nga Valentino.
Filmi Man Of Steel, është bërë nën regjin e Zack Snyder dhe nën produksionin e Christopher Nolan, i cili është i njohur për realizimin e filmit Batman: Dark Knight.
Filmi i ri shfaq lindjen e Supermanit dhe se si ai rritet në planetin Tokë nga njerëzit, Jonathan dhe Martha Kent, rolin e të cilëve e luajnë Kevin Costner dhe Diane Lane.