E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimi i Ancelottit: Me Realin vetëm në sulm

Carlo Ancelotti ka arritur në Madrid ku e ka dhënë intervistën e parë si trajner i Real Madridit. Trajneri italian ka thënë në intervistë se ky sezon do të jetë i Realit.

"Unë jam shumë i lumtur për të drejtuar ndoshta skuadrën më të mirë në botë. Tradita e kësaj skuadre të shtyen për të fituar. Ky sezon do të jetë i Real Madridit. Do të bëjmë futboll spektakolar me shumë sulmues dhe do të shënojmë shumë gola. Mua më është dhënë mbështetja nga drejtuesit e skuadrës dhe shpresoj se do tu bëjë të lumtur të gjithëve" ka thënë Ancelotti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›