“Prepotencën nuk e duroj as te çunat e mi”, Çiljeta dhe Gloria sqarojnë debatin në Fermë

Java e dytë e Florit si kryefermer i Ferma VIP, nuk shkoi aq mirë sa javën e kaluar. Një mosbindje nga ana e fermerëve dhe grindjet mes tyre dominuan këtë javë.
Ka patur përplasje të forta mes Çiljetës, Baby dhe Diteas me Glorian. Dhe shkak për këtë ka qenë mos ndarja siç duhet e detyrave.
Në Prime vajzat kanë shpjeguar sherrin mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Gloria: Unë e kam shumë xhan Çilin, e njoh nga jashtë. Por diskutimi i asaj dite nuk ishte unë-Çili, nuk e kuptoj arsyen. Po ngrija tavolinën me Ditean dhe i them Baby G që të vijë të ngrejë tavolinën, as nuk i bërtita e as nuk e ofendova. Kur ajo po ikte hyn Çili dhe thotë mos e bëj kaq të madhe, dhe nga këtu nisi i thashë mos bërtit. Nuk është se kam ndejtur kot e të më bërtiste dikush. Por gjithsesi unë e di që këtu jemi pak të stresuar dhe i gjykojmë gjërat me emocione. Ishte një debat për punë shtëpie.
Fjoralba: Patjetër që rëndësinë për çdo debat ja jepni ju. Këndvështrimi i Çiljetës.
Çiljeta: Ma keni ngrohur kaq shumë zemrën sonte sa po ja lë mbarë Glorias. Nuk ka vend për debat. Edhe fëmijën tënd që mban në bark, mërzitesh ndonjëherë. Nuk isha fare për të enët, thjeshtë pashë një Gloria që e kam shumë xhan, ka qenë gjithmonë e veçuar, por të gjithë kemi disa limite që duhet t’i vendosim. Prepotencën nuk e duroj dot as te çunat e mi.