Presidenca Hungareze perplaset per ligjin e medias
E marte 4 janar 2011 NOA- Ndonese ka vetem disa dite qe eshte ne krye te presidences se Bashkimit Europian Hungaria eshte ndeshur me problemet e para.
Anetare te Komisionit Europian denojne ligjin mbi mediat qe hyri ne fuqi me 1 janar nderkohe qe Budapesti pretendon se ligji i ri eshte brenda standardeve te BE-se.
Nuk eshte vetem ky problem por nje tjeter eshte ai qe lidhet me taksa te vecanta ne disa sektore te ekonomise por edhe me ligjin e ri mbi mediat ne Hungari.
Autoriteti i Hungarise per median mbikqyr te gjitha produksionet e lajmeve dhe ka fuqine per te gjobitur radio-televizionet dhe gazetat per shkeljen e interesit publik moralit publik apo te rendit.
Zv/presidenti i Komisionit Europian Neelie Kroes ka derguar nje leter ne
Budapest ne fund te dhjetorit permes se ciles kerkon me shume informacione
lidhur me permbajtjen e ligjit.