E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca: Qeveria "Rama" dotë nisë punë më 12 shtator

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit /VIDEO PS skemë për të mos humbur mazhorancën/ VIDEO Të hënën Rama mbledh qeverinë në Durrës Si mandatohen deputetët Kush lë mandatin e kush e merr Dorëheqja edhe e zv/kryeministrit TIRANE - Qeveria “Rama” pritet të nisë zyrtarisht punën më 12 shtator.

Burime nga presidenca, kanë bërë të ditur për A1Report se presidenti Nishani do të dekretojë pa asnjë vonesë kabinetin e ri.

Sipas Kushtetutës presidenti ka 10 ditë kohë për të dekretuar qeverinë, por burimet të cilat i referohet A1 Report bëjnë të ditur se Nishani do ta dekretojë brenda 24 orëve që nga momenti kur do i dërgohet dekreti për të firmosur qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
 
Kështu, në seancën e parë të Kuvendit, të cilën presidenti Nishani e ka thirrur më 9 shtator, pritet të bëjmë betimin 140 anëtarët e rinj, deputetë të dalë nga vota e shqiptarëve 3 muaj më parë.
 
Në po të njëjtën seancë, do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, i cili sipas marrëveshjes PS – LSI do të propozohet të jetë, Ilir Meta.
 
Pas kësaj, Kuvendi i dërgon presidentit Nishani propozimin për emërimin e qeverisë së re. Këtë dekret presidenti Nishani, sipas burimeve të A1Report, do ta firmosë brenda 24 orëve, duke siguruar njëherësh edhe vullnetin e bashkëpunimit me qeverinë e majtë, gjithashtu duke mos u bërë pengesë për fillimin e menjëhershëm të punës.
 
Kësisoj,  sipas burimeve zyrtare, pas firmës së presidentit Nishani, më 12 shtator ministrat e PS e LSI do të ulen në zyrat e tyre për të marrë në duar drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›