E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenca daneze e BE-së/ Spiropali në Kopenhagen: Reformat, vlerë e shtuar për vetë zgjerimin e familjes europiane


Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali është pritur nga ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen.

Në fokus të këtij takimi të dy homologëve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e Presidencës daneze të BE.

Ministrja Spiropali deklaroi se “arkitektura e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrimim me standardet e BE, njihet dhe vlerësohet si vlerë e shtuar për vetë dinamikat e zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Spiropali theksoi më tej se Shqipëria dhe Danimarka si aleatë të NATO-s, besojnë fuqimisht te angazhimi i përbashkët për një Europë më të sigurt e më të begatë.

Ministri danez, veçoi rezultatet e Shqipërisë në fushën e mirëqeverisjes dhe progresit demokratik, që e afrojnë vendin me objektivin për anëtarësim në BE.

Më herët, Spiropali u takua edhe me ministren daneze për Europën, Marie Bjerre.
/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›