E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca e BE-se Danimarka merr kryesimin

Danimarka merr sot presidencën e radhës në Bashkimin Europian. Kryetarja e qeverisë daneze, Helle Thorning-Schmidt, prej tre muajsh në këtë post, ka detyrën e vështirë të udhëheqë 27 vendet anëtare në një kohë krize.

Thorning-Schmidt shpalli si prioritetin e saj kryesor shpëtimin e monedhës së përbashkët. Kryetarja e qeverisë daneze, e njohur si proeuropiane, synon gjithashtu të ngrejë ura komunikimi mes eurozonës dhe britanikëve skeptikë ndaj euros.

Ndërkohë vetë danezët në dy referendume ka refuzuar futjen në eurozonë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›