E Diel, 1 Nëntor 2026

President i Kosovës? Nipi i Adem Jasharit refuzon: Është barrë e madhe

Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi sot i vetmi kandidat për president që ka consensus në shoqëri është një prej anëtarëve të familjes Jashari.

LEXO EDHE: Vetëvendosje lë jashtë garës presidenciale Vjosa Osmanin, Konjufca: Konsensus kanë vetëm anëtarët e familjes Jashari

Nga familja Jashari, për herë të parë, është deklaruar Murat Jashari, jurist dhe profesor. I përfolur si kandidati i “preferuar” i Vetëvendosjes, ka mohuar të jetë duke e konsideruar që të ngjitet në postin e të parit të shtetit.

“Më shumë se gjithçka si Murat, është emri i Familjes Jashari. Është barrë e madhe mbi supe, dhe unë nuk e kam të drejtën as morale as profesionale emrin e familjes Jashari për poste publike. Unë kam detyrë…prandaj edhe skam dalë për prononci. Emri i im sa i përket kësaj çështje vjen në vazhdimësi, është përmend saherë që ka ardh në pikëpyetje presidenti.

E kam sqaru që s’kam ambicie politike. Familja Jashari ju takon të gjithë shqiptarëve…në mes të qenurit në pozita publike dhe profesionit që kam, unë zgjedh këtë që kam…Zot na ruaj nga një lufte civile apo rreziku të madh kombëtar ku cenohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam unë të mos sakrifikoj për këtë vend. Ama jo të keqpërdoret emri i familjes Jashari”, tha për mediat vendase.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›