E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Arvizu Politika humbi shansin per konsensus

Ambasadori amerikan Alexander Arvizu deklaroi se klasa politike humbi shansin për konsensus në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

"Presidenti i ri i vendit u zgjodh nga tre persona. Zgjedhja ishte një proces kushtetues, por kane qenë tre persona që vendosën të bëhet ose të mos bëhet", tha Arvizu, në një intervistë për emisionin e sotshëm "Wake Up".

I pyetur se cfarë i zhgënjeu në procesin e zgjedhjes së presidentit meqë nuk mori pjesë në raundin tretë dhe të katërt, Arvizu u përgjigj: “Raundi i parë ishte i qartë që do digjej. Raundi i dytë e tretë kur ka pasur një mundësi, ndoshta shumë e vogël për të arritur një konsensus, e ndjeva që mund të ishte rast historik, dhe e ndjeva që mund të përfaqësohej në nivelin tim. Në raundin e katërt nuk ishte rasti. Nuk kisha pse të ndryshoja axhendën time të punës, që ishte shumë e rëndësishme, dhe vendosa që të përfaqësohesha me sekretaren e sektorit politik të ambasadës. Megjithatë procesin e ndoqa në televizion ka qenë një shans i humbur", tha Arvizu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›