E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të dënohet ashpër, Shqipëria qëndron me Gjermaninë

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmin që ka tronditur Gjermaninë. Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi një automjet përplasi turmën me një njerëz në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë. Në reagimin e tij Begaj ka dënuar sulmin, ndërsa nënvizon se Shqipëria qëndron me Gjermani dhe shpreh solidaritet me familjet e viktimave.

“Sulmi i tmerrshëm ndaj qindra njerëzve paqësorë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë duhet të dënohet në termat më të ashpër si një akt frikacak, jo dinjitoz dhe i pajustifikueshëm. Shqipëria qëndron me vendosmëri me popullin e Magdeburgut dhe të gjithë Gjermanisë me këtë rast dhe shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin më të thellë me familjet e viktimave.”, thotë Begaj.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›