E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Begaj dekreton Dredhën Ambasador të Shqipërisë në Zvicër dhe Principatën e Lihtenshteinit

Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin Ermal Dredhën në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.

Kujtojmë se Ermal Dredha ka qenë kryetar i Bashkisë së Vlorës për gati dy vjet. Ai dha dorëheqjen më 10 shtator të këtij viti. Nga zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën të dielën, 10 nëntor, në krye të Bashkisë së Vlorës për herë të parë u zgjodh një grua, Brunilda Mersini.

Ermal Dredha erdhi në krye të Bashkisë së Vlorës pas detyrave si Drejtor i Protokollit të Shtetit, Konsull shqiptar në Bari dhe Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›