E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Begaj dekreton dy ambasadorë të rinj, në Azerbajxhan shkon Besart Kadia, ja kush u emërua në Kanada

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Besart Kadisë, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.

Më parë, kreu i shtetit liroi Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit.

Gjithashtu, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.

Në fund të muajit maj, Kadia dhe Malo u larguan nga detyrat e tyre që mbanin si zëvendësministra në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›