E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Begaj dekreton ligjin për financimin e programit digjital me BE-në

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar sot ligjin, që ratifikon marrëveshjen e financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian. Kjo marrëveshje ka të bëjë me programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale për periudhën 2024–2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).

Shpallja e këtij ligji hap rrugën për zbatimin e programit që do të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe shoqërisë digjitale në Shqipëri, duke ndihmuar vendin në përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›