E Martë, 3 Nëntor 2026

Presidenti Begaj feston sot Sulltan Nevruzin me besimtarët përmetarë, do të vizitojë Teqen e Baba Aliut

Sot besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zgjedhur të festojë këtë ditë të shënuar me besimtarët bektashinj përmetarë.

Nga Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan, Presidenti Begaj do të përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë në orën 12.00.

22 marsi është Dita e Nevruzit ose Dita e Sulltan Nevruzit. Që nga viti 1996, Dita e Nevruzit është festë zyrtare në Shqipëri.

Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane. Sot, kjo ditë në Shqipëri është festë fetare zyrtare për Komunitetin Bektashi. Një simbol i njohur i kësaj feste është edhe ëmbëlsira e ashures/vizionplus.tv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›