E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Birçe Hasko: Mjeshtri i madh i artit shqiptar

Presidenti Begaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të aktorit Birçe Hasko 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Birçe Hasko, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të madhe për botën e artit shqiptar. 

Në mesazhin e tij, kreu i Shtetit u shpreh se “bota e artit shqiptar humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj”.

Birçe Hasko, i njohur si një nga emrat më të mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar, la gjurmë të çmuara me rolet e tij të paharrueshme, duke u bërë pjesë e historisë së kinematografisë dhe teatrit shqiptar. 

Përveç karrierës së tij të pasur si aktor, Hasko ia kushtoi jetën edhe edukimit, duke qenë një pedagog i nderuar që formoi breza të tërë aktorësh. Kontributi i tij në art dhe arsim mbetet i pazëvendësueshëm, ndërsa kujtimi i tij do të jetojë gjatë në memorien e publikut dhe studentëve që e patën si udhërrëfyes. 

“Lamtumirë ‘Mjeshtri i Madh’ Birçe Hasko!”, përfundoi mesazhin e Presidentit Begaj, duke nderuar figurën e tij si një ikonë të kulturës shqiptare. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›