E Hënë, 9 Nëntor 2026

Presidenti Begaj takim me Vjosa Osmanin: Bashkëpunimi ynë do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar homologen e tij, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ka qenë vetë kreu i shtetit, që ka ndarë në rrjetet sociale disa foto takimi, duke e konsideruar të përzemërt dhe vëllazëror.

Begaj ka thënë se mbështetja e Kosovës është një vizion për të dhe do të vijojë të lobojë për njohjet e reja të saj.

Sipas presidentit, bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit.

“Me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani,  në një takim të përzemërt e vëllazëror. Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, ka shkruar ai krahas fotove.

Me Presidenten e Kosovës @VjosaOsmaniPRKS në një takim të përzemërt e vëllazëror.

Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime.

Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare.

Bashkëpunimi ynë ekonomik do… pic.twitter.com/cbH3w8AILN

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) October 8, 2024

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›