E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Begaj takim me kongresmenin Keith Self: SHBA, partner strategjik për rajonin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan në Teksas, Keith Self.

Takimi u fokusua tek rëndësia e pranisë së SHBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe forcimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Në një reagim në platformën X, presidenti Begaj shkroi se “Ishte kënaqësi të takoja kongresmenin @RepKeithSelf në Teksas, të cilin e falënderova për vëmendjen e tij ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor. Shkëmbyem mendime dhe perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon, rolin e vetë rajonit, NATO-s dhe KFOR-it, si dhe forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona.”

It was a pleasure to meet Congressman @RepKeithSelf in Texas, whom I thanked for his attention to the Albanian issue and the Western Balkans.

We exchanged thoughts and perspectives on the importance of the U.S. presence in the region, the role of the region itself, NATO and… pic.twitter.com/S2dgz16ltJ

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 25, 2026

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›