E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti Begaj uron 8 Marsin: Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot të gjitha gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, duke i cilësuar ato forcën e vërtetë të jetës së shoqërisë sonë.

Në një mesazh të posaçëm në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj përcolli urimin bashkë me foto të takimeve të tij me zonja gjatë vizitave nëpër Shqipëri apo në pritjet e zhvilluara në Institucionin e Presidentit.

“Bekuar qofshin gratë shqiptare, forca e vërtetë e jetës sonë!”- shkroi Presidenti Begaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›