Presidenti Boris Tadic komenton mbi vendimin e BE-se per Serbine
Presidenti i Serbise Boris Tadic tha sot se Serbia nuk mund te heqe dore nga e ardhmja evropiane sepse cdo vendim tjeter do te kishte pasoja afatgjate dhe te renda.
Pak pas njoftimit te Bashkimit Evropian presidenti serb tha se Pavaresisht nese Evropa po perballet me sfida Serbia i takon Evropes. Ai shprehu bindjen se vendi i tij do te fitoje statusin e vendit kandidat ne nje rast tjeter. Ai tha se Serbia do te vazhdoje bisedimet me Prishtinen sepse problemi i Kosoves duhet te zgjidhet.
Edhe po te hiqnim dore nga Bashkimi Evropian tha ai problemi i Kosoves do te mbetej dhe me ngrirjen e tij nuk do te shmangeshin sfidat ndersa jeta e serbeve ne Kosove do te behej me e pasigurt.
Presidenti serb perseriti qendrimin se Serbia nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves. Ai tha se nuk eshte deshperuar me vendimin e sotem te Bashkimit Evropian dhe nenvizoi se vendimi ishte goditje ndaj partive serbe qe nuk e duan Serbine ne Bashkimin Evropian. Ai u beri thirrje serbeve ne veri qe te heqin dot nga barrikadat sepse me kete tha ai nuk mbrohet asnje interes kombetar.
Megjithe thirrjet e tij barrikadat kane vazhduar te qendrojne ne disa pjese te veriut te Kosoves ndersa disa prej tyre jane ngritur gjate dy diteve te fundit ne pjesen serbe te kufirit duke bllokuar levizjen ne lire nepermjet vendkalimeve kufitare.