Presidenti Bush në Afganistan

Presidenti Bush me Presidentin e Afganistanit Hamid Karzai në Kabul, 15 dhjetor 2008Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të mposhtur talebanët në Afganistan por paralajmëroi se stabilizimi i vendit do të kërkojë kohë.
Zoti Bush i bëri këto komente sot gjatë një vizite të papritur në Afganistan ku mbajti fjalim në një bazë ushtarake para takimit me presidentin Hamid Karzai në Kabul.
Presidenti Bush i tha zotit Karzai se ka premtimin e administratës së re amerikane për të vazhduar luftën kundër kryengritësve talebanë. Presidenti i zgjedhur Barak Obama ka premtuar të shtojë nivelin e trupave në Afganistan kur të fillojë detyrën në janar.
Zoti Karzai tha se mbështetja e publikut afgan për trupat ndërkombëtare vazhdon të jetë e fuqishme. Ai tha se nuk do të lejojë komunitetin ndërkombëtar të largohet para se vendi të jetë i fuqishëm sa duhet për t'u vetmbrojtur.
Vizita e Presidentit Bush në Afganistan pasoi një ndalesë
të panjoftuar në Irak dje për bisedime me zyrtarë qeveritarë. //rd//