Presidenti DEKRETON datën e zgjedhjeve: Do votojmë më 23 qershor
Më datë 23 qershor, shqiptarët do votojnë për të zgjedhur legjislativin e ri. Kështu ka vendosur presidenti Bujar Nishani, që ka dekretuar datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në fakt nuk ka pasur ndonjë surprizë, pasi një datë e tillë ishte pranuar nga përfaqësuesit e partive parlamentare.
Ndërkohë ishte vetë Nishani në një intervistë televizive që deklaroi se data do jetë 23 qershor.
Tanimë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do jetë i lirë për të vazhduar punën për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.