E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Donald Trump flet nga Shtëpia e Bardhë për tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Donald Trump foli sot për mediat nga Shtëpia e Bardhë për luftën në Iran.

“Irani me veprimet që kishte ndërmarrë përbënte kërcënim të fortë për njerëzit tanë dhe forcat tona, informacionet tona na thonin se Irani kishte raketa që të mund të na arrinin. Ata kishin ndërmarrë hapa të mëtejshëm për zhvillimin e programit bërthamor që do e bënte të vështirë të merreshin masa. Regjimi iranian i armatosur me raketa të rrezikshme, përbente rrezik jo vetëm për Lindjen e Mesme por edhe popullin amerikan, vendi ynë ishte në kërcënim. Ka qenë një regjim i dhunshëm. Ata ishin gati të kërcënonin Amerikën tonë të bukur me raketa bërthamore. Marrëveshja e Obamës ishte e tmerrshme, krenar që e lamë atë. Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore.”

Donald Trump deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se pas sulmeve të qershorit kishte paralajmëruar Iranin të mos riniste programin bërthamor.“E kisha paralajmëruar Iranin të mos e rifillonte programin bërthamor”,tha ai gjatë një ceremonie zyrtare, duke shtuar se Teherani, me raketa me rreze të gjatë dhe armë bërthamore, do të përbënte një“kërcënim të papranueshëm”.

Trump u shpreh gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kan렓eliminuar flotën e Iranit”, duke pretenduar se “anijet e tyre janë në fund të detit”.

Donald Trump i ka cilësuar sulmet iraniane kundër vendeve të Gjirit si “surpriza më e madhe” e ditëve të para të operacionit ushtarak.

“Ishte një surprizë për ne“, deklaroi Trump për CNN, “Ne u thamë atyre: ‘Ne do të merremi me këtë’, dhe tani ata duan të luftojnë. Dhe po luftojnë në mënyrë agresive. Duhej të ishin të përfshirë në një masë minimale dhe tani këmbëngulin të përfshihen”.

Duke folur për liderët arabë, Trump shtoi: “I njoh këta njerëz. Janë të fortë dhe inteligjentë – ata qëlluan në një hotel, qëlluan në një pallat banimi. Kjo vetëm sa i zemëroi. Na duan, por po vëzhgonin. Nuk kishte asnjë arsye që ata të përfshiheshin. Duhet të kuptohet se kanë jetuar për vite me radhë nën atë re të errët. Kjo është arsyeja pse nuk ka mundur të ketë kurrë paqe”, përfundoi Trump.

Ndërsa kryeministri britanik Starmer, duket se e kundërshton qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump, ai tha: “Kjo qeveri nuk beson në ndryshimin e regjimit nga qielli”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›