Presidenti Hu jep zyrtarisht dorëheqjen
Kina
Presidenti kinez Hu Jintao dha zyrtarisht dorëheqjen si kreu i Partisë Komuniste dje, duke hapur rrugën për nënpresidentin Xi Jinping të marrë postin më të lartë drejtues të vendit.
Duke mbajtur fjalimin në ditën përfundimtare të kongresit njëjavor të partisë, Presidenti Hu u tha delegatëve se duhet të jenë të bashkuar ndërsa Kina nis tranzicionin e drejtimit të vendit që ndodh çdo dekadë.
Nënpresidenti Xi Jinping pritet të marrë drejtimin e partisë nga zoti Hu të enjten dhe postin e presidentit në mars, ndërsa zv.kryeministri Li Keqiang do të marrë postin e kryeministrit, duke zëvendësuar Wen Jiabao.
Xi dhe Li do të emërohen në organizatën më të fuqishme vendimmarrëse, Komitetin e Politbyrosë, gjatë një ceremonie që zhvillohet të enjten.
Me gjithë spekulimet në rritje, nuk dihet shumë rreth përbërjes së komitetit elitar, që tani përbëhet nga nëntë anëtarë që caktohen nga grupi i të moshuarve të partisë përmes një procesi të fshehtë.
Presidenti Hu jep zyrtarisht dorëheqjen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip