Presidenti Jinping do të vizitojë Serbinë më 7 dhe 8 maj, do takohet me Vuçiq

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 7 dhe 8 maj. Presidenti Jinping do të mirëpritet nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic).
Hera e fundit që Xi vizitoi Serbinë ishte në vitin 2016, që ishte edhe vizita e parë e Presidentit të Kinës në Serbi pas 32 vitesh.
Vuçiq u takua me Xi tetorin e kaluar në Pekin, gjatë Forumit të tretë Brez dhe Rrugë, kur u nënshkrua marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës.
/rtsh.al/