E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Kuvendi voton sot për Artan Hoxhën

TIRANE-Paraditen e sotme, maxhoranca ne Kuvendin e Shqiperise pritet te votoje kandidatin e vet per president, Artan Hoxha.

Pas tri orë diskutimesh me kreun e PS-se, me te cilin nuk u arrit asnje konsensus, maxhoranca vendosi t’i dergoje Kuvendit kandidaturën e ekspertit të njohur të ekonomisë dhe publicistikës, Artan Hoxha për postin e kreut të ri të shtetit.

Pro kesaj kandidature kane qene edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, kreu i PR, Mediu dhe ai i PDIU-së, pjese e tryezes se mbremshme te negociatave.

Seanca e sotme, vendosur te mbahet ne oren 10.00, duke qene se eshte e katerta, ne zbatim te Kushtetutes nuk ka domosdoshmeri kushtezimin me 3/5 e votave, qe do te thote se shumica ne Kuvend mund ta votoje me 71 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›