E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Netanyahu: Zgjedhjet e parakohshme më 22 janar

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dëshiron që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 22 janar, ka njoftuar sot një zëdhënës i Kryeministrit.

Kjo datë është përmendur në një memorandum nga zyra e Netanyahu-së, që po qarkullon para një takimi ndërministror, që është thirrur për të diskutuar për legjislacionin e nevojshëm për ta shpërbërë parlamentin, njofton zëdhënësi.

Natanyahu njoftoi të martën se ai do të bëjë thirrje për zgjedhje të reja, pas dështimit të bisedimeve me zyrtarët e koalicionit rreth buxhetit të vitit të ardhshëm.

Legjislatura aktuale ka mandat deri në tetor të vitit 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›