E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama Gjermania aleat i fuqishem dhe partner global

Presidenti amerikan Barak Obama thote se eshte ceshtje kohe para se udheheqesi libian Moammar Gadhafi heq dore nga pushteti. Zoti Obama foli te marten ne Shtepine e Bardhe perkrah kancelares gjermane Angela Merkel. Presidenti amerikan tha se misioni i udhehequr nga NATO ne Libi ka bere perparime te dukshme duke mbrojtur njerezit nga nje masaker e mundeshme nga forcat e Gadhafit. Kancelarja Merkel tha se Gjermania eshte ne nje hap me aleatet e NATO-s ne mbeshtetjen per operacionet ne Libi. Por ajo pranoi se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania nganjehere mund te kene opinione te ndryshme. Gjermania i ka mbajtur trupat e saj jashte operacioneve por presidenti Obama tha se Gjermania ka mundesuar aleatet te tjere ne NATO qe te shtojne mbeshtetjen per misionin ne Libi duke shtuar burimet e saj dhe personelin ne Afganistan.

Ne nje mengjes te nxehte plot diell kopeshti jugor i Shtepise se Bardhe ishte mbushur plot me roje ushtarake nderi dhe nje bateri muzikore nderkohe qe ardhja e kancelares gjermane Angela Merkel u nderu me 19 te shtena armesh.  Presidenti Barak Obama e quajti Gjermanine nje nga aleatet me te fuqishem te Amerikes dhe zonjen Merkel e cila u rrit ne ish Gjermanine Lindore komuniste nje prej partnereve me te afert global.

Ne nje kohe kur disa kane ngritur pyetjen nese ngritja e fuqive te reja globale nenkupton renie per te tjerat kjo vizite riafirmon nje te vertete te qendrueshme. Aleancat tona me vende si Gjermania jane me te rendesishme se asnje here. Ne te vertete ato jane te domosdoshme per sigurine globale dhe begatine.

Zoti Obama presidenti i pare afrikano-amerikan ne Shtetet e Bashkuara tha se ai dhe zonja Merkel gruaja e pare kancelare e Gjermanise jane po ashtu simbole te ndryshimit.

Zonja kancelare harku i jeteve tona flet per kete fryme. Shte e qarte se asnjeri nga ne nuk duket njelloj si udheheqesit pararendes. Por fakti se ne mund te qendrojme ketu sot si Presidenti Shteteve te Bashkuara dhe si Kancelare e Gjermanise se bashkuara eshte nje testament se  arritjet dhe liria jane te mundshme ne boten tone.

Zoti Obama tha se si dy ekonomite me te medha dhe dinamike Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara mund te tregojne se begatia arrihet me se mire permes investimit ne burimin me te rendesishem popullin dhe aftesive per te konkuruar dhe novacioneve ne shekullin e 21.

Te dy udheheqesit cituan bashkepunimin ne Afganistan ku Gjermania ka 7 mije trupa kontigjenti i trete me i madh pas Shteteve te Bashkuara dhe Britanise.

Kancelarja Merkel perseriti vendosmerine per te parandaluar Iranin qe te shtere ne dore arme berthamore si dhe foli per kryengritjet popullore ne Afriken e Veriut.

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara jane partnere qe ndajne pergjegjesine per nje Afganistan ne paqe dhe te qendrueshem. Ne po ecim ne te njejtin drejtim duke u perpjekur te ndalojme Iranin te njeke kursin e tij per ndertimin e aftesive per fuqi berthamore. Ne Afriken Veriore ne mbeshtetem betejen per liri. Ndersa ne Lindjen e Mesme ne mbeshtesim perpjekjet per ti dhene nje jete te re procesit te paqes.

Gjate nje konference te perbashket per shtypin te dy udheheqesit u pyeten rreth diferencave te dy vendeve mbi operacionet e NATO-s ne Libi. Secili parashikoi se udheheqesi libian Moammar Gadhafi duhet dhe do te jape doreheqjen.  Zoti Obama diskutoi rolin qe pret te luaje Gjermania nderkohe qe zhvillimet ecin perpara.

Do te kete shume pune per te bere pas largimit te Gadhafit kur flitet per popullin libian qe ta marre veten ekonomia puna politike qe duhet bere dhe parashikimi im eshte se do te kete mbeshtetje te plote dhe te fuqishme gjermane sikurse ne te kaluaren per nje game te gjere ceshtjesh.

E pyetur nese Gjermania besonte se NATO kishte gabuar per nderhyrjen ushtarake ne Libi Kancelarja Merkel tha se qendrimi i Gjermanise duhet pare tek mbeshtetja ndaj qendrimit nderkombetar dhe se mbetet e angazhuar per objektivat e misionit.

Nese pritja e ngrohte per Kancelaren Merkel perfshi nderimin e saj nga Presidenti Obama me Medaljen e Lirise do te ndihmojne per te zbutur tensionet ne marredheniet Amerikano-Gjermane mbi ceshtjet globale ekonomike dhe te tjera mbetet per tu pare.  Kancelarja Merkel tha se pavaresisht atyre qe i cileson si disa ndryshime opinionesh partneriteti mbeshtetet ne baza shume te gjera. Ajo e ftoi presidentin Obama qe te vizitonte Berlinin dhe presienti shprehu gatishmerine nese fiton nje mandat tjeter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›