E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama pergatitet per takimet e NATO-s ne Lisbone

Presidenti amerikan Barak Obama sapo ka perfunduar nje turne ne 4 vende aziatike dhe pergatitet per takimet e nivelit te larte te NATO-s qe zhvillohen javen e ardhshme ne Lisbone per te diskutuar perparimin e deritanishem te luftes ne Afganistan si dhe te ardhmen e Aleances. Gjate qendrimit ne Portugali Presidenti Obama do te takohet edhe me udheheqes te Bashkimit Evropian dhe Presidentin rus Dimitri Medvedev per te diskutuar sfidat globale ekonomike dhe marredheniet me Rusine

Zgjedhjet e fundit ne Shtetet e Bashkuara mund te jene nje teme e nxehte ne Lisbone megjithese politika e brendshme amerikane nuk eshte ne axhenden e takimit

Nuk do te rekomandoja qe cdo president i ardhshem te marre nje goditje te tille sic me ndodhi mua ne zgjedhjet e fundit tha presidenti me shaka.

Udheheqesit qe mblidhen ne Lisbone mund te kene pikepyetje nese humbjet e partise se presidentit Obama ne zgjedhjet e mes-mandatit mund te demtojne poziten e tij ne politiken e jashtme parashikon Xhejms Goldgajer pedagog i shkencave politike ne Universitetin Xhorxh Uashington

Mendoj se do te verejme si nga aleatet ashtu edhe nga Rusia perpjekje per ti gjetur pergjigje kesaj dileme. Pra cfare nenkuptojne zgjedhjet e fundit per poziten e Obames A do te jete ai ne gjendje te zbatoje programin e tij

Por Presidenti Obama mbetet nje udheheqes i forte ne ceshtjet globale mendon Majkell OHenlon studiues ne Institutin Brookings ne Uashington

Ai mbetet Komandanti i Pergjithshem i vendit me te fuqishem ne bote ai vazhdon te jete mjaft popullor jashte vendit nderkohe qe ka ende plot tema dhe perparesi nderkombetare qe kerkojne nje angazhim madhor dhe te vendosur te Amerikes nje nder te cilat eshte Afganistani.

Lufta ne Afganistan do te jete ne axhenden e NATO-s. Zyrtaret e Shtepise se Bardhe thone se Presidenti Obama vazhdon tu permbahet planeve per te filluar terheqjen e trupave amerikane ne korrik 2011 por kohet e fundit eshte theksuar me te madhe kalimi i pergjegjesive te mbrojtjes ne duart e afganeve ne vitin 2014.

Presidenti rus Dmitri Medvedev do te takohet ne Lisbone me udheheqesit e NATO-s dhe pa dyshim Afganistani do te jete nje nder temat qe diskutohen.

Analisti Majkell OHanlon thote se Moska po e ndihmon ne shume menyra NATO-n si per shembull duke lejuar kalimin e furnizimeve permes Rusise dhe aleateve te saj ne Azine Qendrore

Ky eshte nje avantazh i madh duke pasur parasysh qe kemi rreth 140 mije trupa nderkombetare ne Afganistan dhe se kemi marredhenie te komplikuara me Pakistanin dhe nuk duam te varemi plotesisht tek ky vend per nevoja logjistike.

Pjesemarrja e zotit Medvedev ne takimet e NATO-s do te ofroje nje mundesi per permiresimin e marredhenieve Nato-Rusi te ngjashme me perpjekjet per permiresimin e marredhenieve SHBA-Rusi.

Mbrojtja nga raketat do te jete teme paresore per Presidentet Obama dhe Medvedev si dhe udheheqes te tjere te NATO-s.

Rusia ka kundershtuar planin per mbrojtjen nga raketat te hartuar nga Presidenti Xhorxh Bush. Plani parashikonte dislokimin e sistemit ne Poloni dhe Republiken eke. Administrata Obama ka paraqitur nje plan te modifikuar qe perqendrohet tek kercenimi berthamor nga Irani.

Analisti Xhejms Goldgajer thote se zoti Obama shpreson qe homologu rus te bashkepunoje me NATO-n ne kete ceshtje

Kjo do te ishte nje fitore e madhe per Presidentin Obama jo vetem per politikat e tij jo vetem per politikat e NATO-s por edhe nje sinjal ndaj Iranit se Rusia e merr seriozisht kete kercenim dhe synon te angazhohet ne sistemin e mbrojtjes nga raketat.

Udheheqesit e NATO-s do te diskutojne nje Koncept te ri Strategjik per Aleancen. Synimi eshte qe NATO-ja te behet me elastike per te perballuar kercenime te reja si sulmet ne rrjetet elektronike apo terrorizmin.

Para se Presidenti Obama te kthehet ne Uashington ai do te diskutoje edhe sfidat ekonomike me udheheqesit e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›