E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama perpiqet te gjeje emerues te perbashket me republikanet

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama nuk ka humbur kohe per te filluar perpjekjet per gjetjen e nje emeruesi te perbashket me partine republikane te opozites qe fitoi ndaj partise demokrate ne zgjedhjet per Kongresin me 2 nentor.

Ne fjalimin e tij te perjavshem sot zoti Obama kerkoi mbeshtetje per vendimin e tij per te mbajtur ne fuqi uljen e taksave qe u fillua nga Presidenti Republikan Xhorxh Bush. Plani e ka afatin e skadimit ne fund te ketij viti.

Zoti Obama tha se beson tek ideja e shkurtimit te perhershem te taksave per amerikanet e klases se mesme por se nuk do ta mbeshtese shkurtimin e tyre per te pasurit. Ai tha gjithashtu se te dyja partite jane te nje mendimi lidhur me nevojen per uljen e shpenzimeve qeveritare.

Taksat dhe shpenzimet ishin tema kryesore ne fushaten e republikaneve kete vit. Ne fjalimin e perjavshem te republikaneve senatori i ardhshem i Florides Marko Rubio tha se eshte kunder cdo marreveshjeje qe nuk ul taksat per te gjithe taksapaguesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›