Presidenti Sarkozi fton Berishen

Berisha do jete me se i ngarkuar ne fillimin e muajit te ardhshem, teksa do te qendroje ne kryeqendren boterore te kultures, Paris, per disa dite me radhe. Kjo fale dhe pjesemarrjes ne samitin e vendeve mesdhetare, te cilat jane paradhoma e integrimit ne BE dhe ne festen kombetare te Frances. Keshtu, Kryeministri Sali Berisha mori diten e djeshme nje ftese nga Presidenti i Frances, Nikola Sarkozy, per te marre pjese ne Samitin e vendeve te Mesdheut dhe te vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Ky Samit i permasave te medha pritet te zhvillohet me 13 korrik ne Paris dhe ne te pritet te marrin pjese perfaqesuesit me te larte politike te Bashkimit Evropiane dhe vendeve te Mesdheut. Ne ftesen e drejtuar Kryeministrit Berisha, theksohet se ai eshte i ftuar ne darken zyrtare, qe autoritetet franceze do te shtojne pas samitit, ne nder te krereve te qeverive evropiane. Ne keto darka perfaqesuesit e vendeve te ndryshme kane rastin te bisedojne ndermjet tyre ne lidhje me zhvillimet e fundit te vendeve te tyre. Ne ftesen e derguar diten e djeshme nga Presidenti francez, Sarkozy, per Kryeministrin Berisha, theksohet se kreu i qeverise shqiptare eshte i ftuar te marr pjese edhe ne festimet madheshtore qe do te zhvilloj Franca me rastin e festes kombetare me date 14 korrik te ketij viti. Per Kryeministrin e Shqiperise, Berisha, ne ftese theksohet se ai do te marr pjese ne paraden qe do te zhvillohet ne sheshin "Champs Elysee". Ne kete parade, me rastin e festes kombetare te Frances do te marr pjese edhe Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon dhe perfaqesues te tjere te larte te politikes boterore. Po keshtu, kreu i qeverise Berisha eshte i ftuar te marr pjese edhe ne dreken qe Presidenti Sarkozy shtron me rastin e festes kombetare te Frances. Nga ana e tij, kreu i qeverise Berisha eshte shprehu i kenaqur nga kjo ftese dhe e ka mirepritur ate. Me ardhjen e Presidentit Sarkozy ne krye te Frances duket se marredheniet mes Shqiperise dhe shtetit te rendesishem te Bashkimit Evropian mund te konsiderohen si shume te mira. E rendesishme ishte edhe mbeshtetja qe shteti franceze i dha Shqiperise per marrjen e fteses se anetaresimit per ne NATO, ne samtin e mbajtur ne Bukureshtit te Rumanise, me 2 prill. Po keshtu, ndihma e cmueshme e Frances u evidentua gjate periudhes kur diskutohej edhe marrja e pavaresise nga ana e Kosoves. Vete Presidenti francez, Sarkozy, ne menyre te perseritur kishte theksuar se Kosova duhet qe tashme te ishte nje shtet i pavarur ne Evrope. Nga ana tjeter, Presidenti Sarkozy ishte edhe flamurtar i daljes me nje qendrim te vetem te vendeve te Bashkimit Evropian ne lidhje me shpalljen e pavaresise se Kosoves. Po keshtu, shteti i Frances ishte nder te parat vende te Bashkimit Evropian qe menjehere njohen edhe shtetin e ri te pavarur te Kosoves, menjehere pasi pavaresia u shpall nga qeveria e saj. Ne samitin e Mesdheut dhe vendeve te Bashkimit Evropian, pritet qe kreu i qeverise Berisha te zhvilloje edhe takime te shumta me perfaqesues te larte te politikes evropiane. Ne takimet dhe ne diskutimet qe Kryeministri Berisha pritet te kete, pritet te theksohen edhe reformat e ndermarra ne vend, ne kuader te aspirates per t'u bere nje vend me te drejta te plota ne NATO dhe ne Bashkimin Evropiane. Shqiperia pret qe ne samitin e vitit te ardhshem te NATO-s, ku festohet edhe 60-vjetori i organizates, te marre edhe te drejten per te qene anetare me te drejta te plota ne kete organizate te rendesishme politike dhe ushtarake. Po keshtu, Shqiperia po pret te bej edhe kerkesen e saj prane Bashkimit Evropian per te marr edhe statusin e vendit kandidat te BE-se.
13 Korrik
- Samiti i vendeve te Mesdheut dhe vendeve anetare te BE
- Darke zyrtare per nder te pjesemarresve
-Takime me krere te shteteve te Mesdheut dhe BE-se
14 Korrik
- Festimet ne sheshin "Champs Elysee" me rastin e festes kombetare
- Darke zyrtare e shtruar nga Presidenti Sarkozy
- Takime me Presidente dhe Kryeministra evropiane
13 Korrik
- Samiti i vendeve te Mesdheut dhe vendeve anetare te BE
- Darke zyrtare per nder te pjesemarresve
-Takime me krere te shteteve te Mesdheut dhe BE-se
14 Korrik
- Festimet ne sheshin "Champs Elysee" me rastin e festes kombetare
- Darke zyrtare e shtruar nga Presidenti Sarkozy
- Takime me Presidente dhe Kryeministra evropiane