Presidenti Topi apelon për ruajtjen dhe konsolidimin e kulturës së librit në Shqipëri.

14 nëntor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte sot i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Panairit të 11-të të Librit “Tirana 2008”, që do të mirëpresë lexues, botues, vizitorë dhe dashamirës të librit në datat 14-19 nëntor.
Në fjalën e tij përshëndetëse me këtë rast, Presidenti Topi u shpreh:
“E nderuara zonja zëvendësministre,
I nderuar zoti Bevilakua,
Të nderuar personalitete të Republikës së Malit të Zi, Kryetar i Bashkisë, Ministër për Pakicat Kombëtare,
I nderuar zoti Toçi,
Të nderuar botues,
Të nderuar Zonja dhe Zotërinj,
E nisa në këtë mënyrë, sepse kjo ceremoni sot fton mjaft personalitete dhe padyshim një panair i tillë kaq i rëndësishëm nuk mund të bëhet vetëm në një linjë, por kërkon një angazhim të gjithanshëm dhe sot jemi me fat kur dëgjojmë shifra shumë impresionante. Gjatë panaireve të zhvilluara kemi rreth pesëdhjetëmijë tituj dhe së fundmi kemi 1500 tituj të ri. Unë kam në memorien time dhe këtë e ndaj besoj me të gjithë bashkëmoshatarët e mi, që në ato vite të vështira të izolimit qarkullonin pak libra midis shokëve, të cilat mjaft herë i konsumonim me shumë pasion brenda pak orëve dhe i qarkullonim. Ndërsa sot ky numër i jashtëzakonshëm i titujve të librave, ky diapazon i madh i botuesve shqiptarë dhe i botuesve të huaj është patjetër një mundësi e madhe që i jepet të gjithë botuesit shqiptar, të gjithë brezave dhe besoj që është mjaft e rëndësishme, i jepet në dorë brezit të ri të Shqipërisë. Duke pasur një bisedë shumë të këndshme me shkrimtarin e shquar italian zotin Bevilakua sot, ai e konsideron panairin jo thjesht si një festë, por si një mundësi e madhe e një shoqërie, e cila po mbyll tanzicionin e saj, e një shoqërie që tenton me sukses të integrohet, si një mundësi e jashtëzakonshme që të shpalosë pjesë të historisë së Shqipërisë, pjesë të kulturës së Shqipërisë dhe ai tha që nuk është e rëndësishme që të bëjmë gjëra të mëdha, por historia e Shqipërisë, kultura e saj, tradita e saj historike dhe kulturore mund të vihet dhe t’i shpaloset Evropës dhe botës edhe pjesë pas pjese, me copëza të vogla të eksperiencës jetësore dhe profesionaliste në fushën e letërsisë dhe në përgjithësi në fushën e librave. Ne sot kemi shansin të jemi të lirë, kemi shansin që sot këto panaire të bëjnë të mundur që bota e teknologjisë, që është shumë e rëndësishme në median vizive, të mos mposhtë atë që është kultura tradicionale, kultura e librit, kultura e novelës, kultura e poezisë, sepse të themi të drejtën, kjo është një betejë kontemporane.
Ne të gjithë jemi të lumtur që teknologjia audiovizive avancon, jemi të lumtur që shumë filma, shumë pjesë teatrale dhe të tjera të karakterit artistik i shohim nëpërmjet televizionit, por asnjëherë nuk duhet të shkëputemi nga libri, sepse këtu bëhet formimi bazë i kulturës dhe i dijes, besoj në radhë të parë i brezit të ri. Me këtë pozicion institucional që kam sot si President i Republikës, nuk mund të lë pa prekur dy çështje mjaft të rëndësishme, atë që u tha pak më parë, për taksimin e librit. Kam qenë pjesë në diskutimin dhe marrjes pjesë në këtë shqetësim të botuesve, padyshim ky ka qenë shqetësim dhe i atyre që e kanë vendosur. Unë jam i bindur që këto gjëra tranzitore. Edhe me këtë panair, besoj ata që kanë dëshirë të shohin dhe ata që kanë mundësi të vendosin edhe në planin politik, edhe në planin legjislativ, duhet të vinë të shohin se sa e rëndësishme është që të dish botën e librit, botën e lexuesit, sepse vetëm atëherë merr informacionin e drejtëpërdrejtë se sa e vështirë është që të shpalosësh vlera kaq të mëdha, sikurse janë ato që ne do të shohim sot. E dyta, ose i dyti mesazh është për pushtetin vendor. Është mjaft e rëndësishme që të kthehet në kujtesë që dikur bibliotekat e lagjeve ishin një mundësi në infrastrukturën e varfër për t’i dhënë mundësi fëmijëve, brezit të ri, pse jo dhe brezave të tjerë që të bien në kontakt me librin. Sot mundësitë janë të mëdha. Po të marrim në konsideratë qytete si Tirana, por dhe qytete të tjera, pse jo dhe qytetet e vegjël kanë nevojë që njerëzit, edhe ata që nuk e kanë mundësinë, sepse jo gjithmonë vjen në harmoni mundësia materiale për të blerë libra me dëshirën për të lexuar libra. Kjo vjen jo vetëm me dëshirën individuale të njerëzve, por duhet të vijë edhe me detyrimin dhe me kulturën e institucioneve. Kështu që unë besoj që këtu do të vijë në vëmendje së bashku me interesin e botuesve, së bashku me interesimin e shtetit, të të gjithë strukturave të pushtetit vendor dhe të bëhet e mundur që panaire të tilla të kthehen vërtet në festa qytetare. Jam i bindur që këto ditë panairi i librit do të afrojë pranë këtyre stendave shumë njerëz, dhe jam i bindur që do të afrojë jo vetëm elitën intelektuale, por edhe njerëzit që vihen në kontakt në vitet e para, e kam fjalën për fëmijët e vegjël, të cilët duhet të edukohen që në këto momente që të marrin kontaktin me librin, të dinë të shfrytëzojnë librin dhe tek e fundit të lexojnë sa më shumë. Sot kjo është e mundur. Pesëdhjetëmijë tituj që ju keni paraqitur dhe 1500 tituj të mirë, sinqerisht janë shifra impresionante. Unë dëshiroj t’ju përgëzoj për të gjithë përpjekjet tuaja dhe t’i uroj botuesve, por edhe lexuesve një kontakt dhe një interesim sa më të madh për botën e librit”.
Në vijim, Kryetari i Shtetit, i shoqëruar nga Zëvendësministrja e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku, Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Fatmir Toçi, si dhe shkrimtari i mirënjohur italian, Alberto Bevilakua vizitoi me radhë disa nga pavionet dhe stendat e panairit, duke u interesuar për disa prej veprave më të reja të botuara nga shtëpi e ente botuese, si dhe autorë nga vendi e jashtë kufijve, në mënyrë të veçantë për botimet e kohëve të fundit.